“Kosova Sot”, gardiane e mbrojtjes së vlerave kombëtare e qytetare

  • 08 April 2019 - 08:08
“Kosova Sot”, gardiane e mbrojtjes së vlerave kombëtare e qytetare

Hamiti: Unë e blej çdo ditë këtë gazetë që e kam ushqim shpirtëror dhe pa këtë medium unë nuk mund të rri

 “’Gazeta “Kosova Sot’ ka qenë dhe është zëdhënëse e realitetit. Në vitet 1999 e ka informuar komunitetin ndërkombëtar për sjelljen gjenocidale të okupatorit, andaj ka ndodhur kallja e objektit me pajisjet përcjellëse. Është interesant pse edhe sot ‘Kosova Sot’ po konsiderohet si pengesë për pushtetin, dhe kjo po ndodh, sipas mendimit tim, vetëm për shkak të shpërfaqjes së dukurive negative prej nga më të ndryshmeve, të cilat çojnë drejt humbjes së besimit të qytetarëve në këtë kastë politike, dhe pa mëdyshje kjo po ndikon në zbrazjen e Kosovës nga të rinjtë.

Gazeta ‘Kosova Sot’ është një gazetë që po e thotë vazhdimisht të vërtetën reale ashtu sikur që është, prandaj unë e lexoj vazhdimisht dhe e kam gazetën më të preferuar”, thotë Jahir Bejta, nga Shoqata e dëmeve të luftës “Ngritja e Zërit”

Hakif Hamiti, ish- i burgosur politik

Roli i të përditshmes “ Kosova Sot” gjatë luftës ishte më i miri dhe me shumë rëndësi. Sepse me shkrimet e saj dhe informata që i plasonte nga vatrat e luftës, gazetarët mbuluan tërë Kosovën. Ky medium e njoftoi botën dhe rajonin me të bëmat e Kasapit të Ballkanit dhe fashizmit serb të Milosheviqit që po i bënte me gjenocidin ndaj shqiptarëve duke i dëbuar 1 milion shqiptarë me dhunë.

“Kosova Sot” e njoftoi opinionin vendor dhe atë ndërkombëtar për krimet, masakrat e gjenocidin serb që po bëhej ndaj shqiptarëve. Andaj, shkrimet mbi këto krime e masakra që i bënte regjimi i Milosheviqit, bënë që ky regjim ta dënojë gazetën “Kosova Sot’, fillimisht me 300 mijë marka, kurse më pas nuk vonoi shumë dhe e dogji shtypshkronjën e gazetës”Kosova Sot”. E mira e kësaj gazete është se këtë rrugëtim të informimit të drejtë e të paanshëm e ka vazhduar edhe në lirinë e Kosovës. Dhe, që kur jam kthyer nga Zagrebi, ku kam jetuar ,gjatë kohës së luftës dhe pas përfundimit të saj dhe i përndjekur i regjimit nga ajo kohë e deri më sot unë e blej çdo ditë këtë gazetë që e kam ushqim shpirtëror dhe pa këtë medium unë nuk mund të rri.

Image
Sejdi Halimi

Sejdi Halimi, ligjërues ekonomie

Vlerësoj se gazeta " Kosova Sot" ka qenë mediumi më i guximshëm në kohën e luftës dhe shi për këtë informim që e bënte kundër regjimit të Milosheviqit, ky medium ishte shënjestër e falangave serbe që e dogjën shtypshkronjën më 24 mars 1999. Qëllimi ishte i qartë dhe synohej që të shuhej dritarja e informimit shqip në Kosovë që po e njoftonte Kosovën dhe botën me të bëmat e regjimit famëkeq të Milosheviqit. Por, gazeta ”Kosova Sot” ishte me zemër të madhe, prandaj edhe pas lufte roli i saj është i njëjtë, sepse edhe më tej mbetet gazeta më objektive dhe më realiste në vendin tonë në luftimin e të gjitha të këqijave që u shfaqën në Kosovë. Prandaj, si e tillë gazeta ”Kosova Sot” po e ruan primatin e paraluftës që e kishte si gazetë lidere dhe mediumi më objektiv në Kosovë.

Image
Alajdin Alishani

 E guximshme në luftimin e dukurive negative

Alajdin Alishani, profesor

Nuk ka asnjë dyshim se gjatë kohës së luftës gazeta “ Kosova Sot” e ka kryer misionin e saj të shenjtë, sepse ishte një dritare e madhe e informimit. Por, duhet pranuar se këtë punë e ka bërë me shumë vështirësi dhe me një sakrificë, sepse gazeta e pësoi me dënimin dhe më pas edhe djegien e shtypshkronjës dhe objekteve përcjellëse. Por, e them lirshëm se edhe pas luftës ky medium është rimëkëmbur falë pronarëve dhe i njëjti medium po vazhdon me aktivitetin e vet duke informuar për rrjedhat që po ndodhin në Kosovë, veçanërisht në luftimin dukurive të këqija në vend. Prandaj, ky medium vazhdon që të mbetet i pavarur dhe nuk ndikohet nga politika ditore, duke qenë në nivel të detyrës dhe misionit të saj gazetaresk.

Image
Jahir Bejta

Jahir Bejta, Shoqata e dëmeve të luftës “Ngritja e Zërit”

Gazeta “Kosova Sot” ka qenë dhe është zëdhënëse e realitetit. Në vitet 1999 e ka informuar komunitetin ndërkombëtar për sjelljen gjenocidale të okupatorit, andaj ka ndodhur kallja e objektit me pajisjet përcjellëse. Është interesant pse edhe sot “Kosova Sot” po konsiderohet si pengesë për pushtetin, dhe kjo po ndodh, sipas mendimit tim, vetëm për shkak të shpërfaqjes së dukurive negative prej nga më të ndryshmeve, të cilat çojnë drejt humbjes së besimit të qytetarëve në këtë kastë politike, dhe pa mëdyshje kjo po ndikon në zbrazjen e Kosovës nga të rinjtë. Gazeta “Kosova Sot” është një gazetë që po e thotë vazhdimisht të vërtetën reale ashtu sikur që është, prandaj unë e lexoj vazhdimisht dhe e kam gazetën më të preferuar.

Image
Muharrem Ahmeti

Muharrem Ahmeti, qytetar nga Prishtina

Nuk ka asnjë dyshim se roli i të gjitha medieve të shkruara që asokohe botoheshin gjatë okupimit në Kosovë pas ndaljes së gazetës,”Rilindja”, nga regjimi i Milosheviqit ishte shumë i madh. “ Kosova Sot” ishte një dritare e informimit asokohe që shkruante për gjenocidin e Milosheviqit që e bënte ndaj shqiptarëve të Kosovës. Shi për këtë, ky medium fillimisht u dënua me 300 mijë marka gjermane, kurse më pas në 24 mars 1999 forcat serbe edhe e dogjën shtypshkronjën e “Kosova Sot”. Por, edhe pas luftës roli i gazetës “ Kosova Sot’ mbetet i madh për qytetarët e vendit dhe e them lirshëm se është një gazetë lidere e vendit, sepse temat që ajo i trajton janë për të gjitha grupmoshat dhe në veçanti janë të rëndësishme informatat për krimin e organizuar, korrupsionin dhe ryshfetin që si dukuri kanë zënë rrënjë në Kosovën e pasluftës. Prandaj, e them lirshëm se kjo gazetë ashtu si ka qenë një dritare e informimit në kohën e luftës, e tillë mbeti edhe në kohën e paqes. Dhe, si e tillë gazeta “ Kosova Sot’ është gazeta më e preferuar në Kosovë.

Image
Shyqri Nici

 Lufton në vazhdimësi krimin e korrupsionin

Shyqyri Nici, qytetar nga Prishtina

Roli i gazetës “ Kosova Sot” gjatë kohës së luftës ka qenë shumë i rëndësishëm, sepse si medium ishte një dritare e informimit të opinionit vendor dhe atij të huaj për krimet serbe që po bëheshin në Kosovë dhe dëbimin e 1 milion shqiptarëve autoktonë. Asokohe ishin momentet më të vështira të popullit tonë, sepse gjithçka ishte e censuruar dhe e mbikëqyrur nga regjimi i Milosheviqit, por, falë punës se gazetës ”Kosova Sot’, u bë njoftimi i opinionit vendor dhe të huaj për atë se çfarë po ndodh në Kosovë dhe për pasojë e pagoi shtrenjtë, sepse këtij mediumi, më 24 mars 1999, iu dogj shtypshkronja e saj. Ndërsa pas luftës, gazeta “ Kosova Sot’ vazhdoi po me të njëjtin hap dhe po të njëjtën politikë të pavarur dhe si medium ka vazhduar me shkrimet, duke i luftuar në vazhdimësi krimin korrupsionin, mitën, ryshfetin, tenderomaninë dhe të këqijat e tjera bashkë me zhvatjet e pushtetarëve të pasluftës Por, me gjithë sfidat me të cilat është ballafaquar gazeta “ Kosova Sot”, prapëseprapë ajo ngelet një gardian i vlerave dhe interesit të shqiptarëve në Kosovë.

Salih Rrahmani, qytetar nga Prishtina

“Kosova Sot” e tregoi veten edhe në luftë, edhe në paqe pasi gjatë kohës së luftës ajo e informoi qytetarin vendor dhe ndërkombëtarët me gjenocidin e regjimit të Milosheviqit. Me informata se çfarë gjenocidi bëhej në Kosovës, kjo gazetë edhe e arriti efektin e saj. Ndërsa në misionin e saj pas lufte me po të njëjtin sukses gazeta e ka luajtur rolin afirmativ në luftimin e dukurive të këqija të pasluftës në Kosovë, sepse diti ta ruajë paanshmërinë dhe korrektësinë e informimit të opinionit. Dhe, si e tillë gazeta “ Kosova Sot”, pa asnjë dyshim e them se mbetet gazeta lidere e Kosovës.

Image
Ismail Hamiti

Ismail Hamiti, qytetar

Më kujtohet shumë qartë se kjo ngjarje tragjike e djegies se gazetës “ Kosova Sot”, asokohe, sepse ka qenë në lajme kudo, duke bërë apel televizioni serb RTS, me propaganda të ashtuquajtura të bindshme për qytetarët serbë, dhe duke thënë që gazeta “ Kosova Sot” është një medium terrorist që është e përkrahur nga UÇK-ja edhe që po e përkrah UÇK-në. Duke e parë se pronarët e gazetës ”Kosova Sot“ nuk po kanë frikë nga kërcënimet e serbe, regjimi fillimisht e dënoi me 300 mijë marka e më pas edhe e dogji shtypshkronjën. Por, gazeta arriti që të mbijetojë dhe ka vazhduar me punën e saj, dhe prandaj gazeta ”Kosova Sot” ka qenë dhe mbetet gazeta numër një në Kosovë dhe në rajon.

Image
Albert Maloku

Albert Maloku, biznesmen

Kam nderin e respektin të përgëzoj gazetën më prestigjioze e të guximshme siç është “KOSOVA SOT”, për punën, kontributin dhe realitetin në shkrimet e saj edhe në kohë lufte edhe në kohë paqeje në shtet ndërtim. Andaj, duke e parë rrezikun e frikën nga profesionalizmi i gazetës “KOSOVA SOT”,nuk ka qenë e rastësishme që fillimisht ishte regjimi fashizoid dhe kriminal i Milosheviqit me bashkëpunëtorët e tij që iu kundërvu kësaj gazete para 20 vjetëve, sepse informimi i saj i drejtë ndaj qytetarit dhe opinionit botëror për luftën çlirimtare, i pengonte atij regjimi, prandaj shkuan aq larg saqë edhe e dogjën dhe shkatërruan më 24 mars 1999 shtypshkronjën duke besuar në atë se do t’ia humbin tërësisht edhe rrënjën kësaj gazete. Por, gabuan shumë, sepse mu kjo gazetë nuk u ndal fare së punuari, por u zgjua në këmbë, u ringjall përsëri në realitetin e ri për të kontribuar në shtet ndërtim, dhe u bë edhe më e fortë, falë trurit e inteligjencës së profesionalizmit të saj në punë, duke dhënë akoma më shumë kontributin e saj për Kosovën e lirë. Përkundër të gjithave peripecive të ndryshme nga okupatori kriminal si dhe nga oligarkët të tjerë të pasluftës, gazeta “KOSOVA SOT” po vazhdon si gazeta më prestigjioze, që me plot krenari dhe respekt po e jep kontributin e saj për të mirën e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës. Unë i them suksese e ju priftë e mbara.

Image
Xhevat Prebreza

Xhevat Prebreza, qytetar

Nuk do mend se “Kosova Sot” gjatë luftës ishte një medium që luajti rol të madh në informimin e opinionit vendor e të huaj për krimet e shumta që janë bërë gjatë luftës nga forcat serbe, si janë dëbimet, masakrat dhe djegiet dhe të gjitha të këqijat. Gazeta,”Kosova Sot”, ishte e tillë gjatë luftës dhe të njëjtën rrugë e ka vazhduar edhe pas luftës. Gazeta “Kosova Sot” edhe pas luftës është pa asnjë dyshim më e lexuara në vendin tonë.( vijon)

(Kosova Sot)