Tragjedi e rëndë në familjen shqiptare, digjen të gjallë burrë e grua, 4 fëmijët…

  • 08 April 2019 - 11:21
Tragjedi e rëndë në familjen shqiptare, digjen të gjallë burrë e grua, 4 fëmijët…

Një tragjedi ka ndodhur në orët e para të këtij mëngjesit, ku një çift bashkëshortësh, rreth 35 dhe 40 vjeç kanë humbur jetën, pasi banesa e tyre është përfshirë në flakë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pukë, ku si pasojë e zjarrit çifti nuk ka mundur të dalë nga dhoma duke gjetur vdekjen, ndërsa katër fëmijët janë hedhur nga dritarja duke shpëtuar mrekullisht.

Gjithashtu për fat të mirë flakëve ka mundur t’u shpëtojnë edhe një të moshuar, gjyshërit e fëmijëve.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Va Shënkoll’ të fshatit Breg. Banesa u përfshi nga flakët rreth orës  02:00 të mëngjesit të kësaj të hëne.

Sipas Balkanweb, bashkëshortët 40 dhe 35 vjeç po flinin në katin e dytë të banesës kur ka rënë zjarri. Dëmtime të lehta kanë pësuar dhe katër fëmijët e tyre, të cilët janë hedhur nga dritarja e katit të dytë. Fëmijët, më i madhi 12 vjeç , kanë ariritur të shpëtojnë mrekullisht nga flakët gjyshen e moshuar, e cila ishte e paralizuar dhe nuk kishte mundësi të ecte.

Alarmin për zjarrin e ka dhënë i zoti shtëpisë Pal Gjoni, i cili kishte dëgjuar zhurmën e tjegullave. 82-vjeçari me bashkëshorten e paralizuar po flinin  po ashtu në katin e dytë të banesës, ndërsa fatmirësisht kanë arritur të dalin pa dëmtime. Trupat e pajetë të Petrit dhe Dava Ndoit u gjetën pranë njëri-tjetrit teksa kishin tentuar të dilnin nga dhoma. Forcat zjarrfikëse të Pukës dhe Fushë Arrëzit kërkuan rreth dy orë për gjetjen e trupave nën mbetjet e zjarrit.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e rrethanave.

(Kosova Sot)