Zbulohet skenari i Thaçit që t’i ‘ikë’ Speciales: Ja çfarë i ka premtuar Vuçiqi, Batoni në Beograd ka marrë...

  • 08 April 2019 - 12:06
Zbulohet skenari i Thaçit që t’i ‘ikë’ Speciales: Ja çfarë i ka premtuar Vuçiqi, Batoni në Beograd ka marrë...

Presidenti Hashim Thaçi po akuzohet se qëllimi i tij është shpëtimi nga Gjykata Speciale, pasi dirigjimi politik mund të ndikojë në ngritjen ose pushimin e një aktakuze ndaj kreut aktual të Kosovës.

Së fundi kështu ka deklaruar edhe Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i politikave të demokratizimit për Ballkanin Perëndimor, i cili tha se politikanët perëndimorë thonë se presidenti Hashim Thaçi po shtyn përpara idenë e shkëmbimit të territoreve në mënyrë që të amnistohet nga Gjykata Speciale.

E lidhur me këtë, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Kosova Sot”, ka folur profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, doktor, Enver Bytyçi.

“Hashim Thaçi thotë se “nuk bën pazare territoresh me Serbinë” e në fakt vazhdon të propagandojë idenë e ndryshimit të këtyre territoreve. Mashtrimi ka qenë dhe mbetet tipari themelor i qeverisjes së tij, i karakterit të tij, i veprimtarisë së tij politike e shtetërore. Qytetarët në Kosovë duhet t’i japin fund këtij mashtrimi e këtij mashtruesi klasik. Sepse ndërsa tjetër thotë, ai tjetër gjë bën. Gjithë spiunët e Serbisë, gjithë të korruptuarit dhe inkriminuarit, të gjitha lobet antishqiptare në botë, nën kujdesin dhe dirigjimin e Beogradit e të Moskës po përdoren nga presidenti i Kosovës, në shërbim të ndarjes së territorit të Kosovës. Për faktorin ndërkombëtar të lidhur dhe ndikuar nga interesat dhe dinari e rubla ndarja e territorit të Kosovës është interes dhe e dobishme. E dobishme është ndarja e Kosovës edhe për Hashimin, Edin e Batonin, sepse këta janë betuar në miqësinë me Serbinë kundër interesave të Kosovës e të shqiptarëve”, thotë Bytyçi për “Kosova Sot”.

Image
Enver Bytyçi

Sipas tij, Thaçi nëse realizon qëllimin dhe objektivin serb të zhvatjes së pasurive dhe territoreve të Kosovës, do t’i shpëtojë gjithashtu ndëshkimit të Gjykatës Speciale.

“Janë betuar para Vuçiq, sepse presidenti i Serbisë u ka premtuar atyre para e pasuri, nga pasuritë e Kosovës që do t’i takojnë Serbisë me marrëveshjen e rekorduar midis tyre. Thaçi, nëse realizon qëllimin dhe objektivin serb të zhvatjes së pasurive dhe territoreve të Kosovës, do t’i shpëtojë gjithashtu ndëshkimit të Gjykatës Speciale. Kjo sepse faktet e grumbulluara dhe provat për Thaçin nuk kanë shkuar ende në atë gjykatë. Ato qëndrojnë në duart e prokurorëve serbë. Edhe Dick Martty e ka paditur Hashim Thaçin me provat e Beogradit. Ndërkaq ajo gjykatë mund të mbyllet, nëse Thaçi e ndan Kosovën. Kësisoj Thaçi i ka bërë për vete shumë deputetë të kërcënuar, duke iu premtuar mbylljen e Gjykatës Speciale. Për mbylljen e gjykatës do mjaftonte një iniciativë e Moskës në Këshillin e Sigurimit. Vladimir Putin ia ka premtuar këtë Hashim Thaçit. “Grahi, i ka thënë, realizoje detyrën që të kemi vënë, ndaje Kosovën, se pastaj do të të shpëtojmë ty dhe gjithë të akuzuarit e tjerë nga Gjykata Speciale”! Kjo është arsyeja pse një pjesë e politikës në Kosovë është pajtuar me Hashim Thaçin. Disa ndjehen të kërcënuar e disa tjerë janë blerë me flori”, është shprehur për “Kosova Sot”,profesor Bytyçi.

“Hashimi dhe Batoni marrin qeset e florinjve në Beograd dhe i shpërndajnë në Prishtinë, por edhe në Tiranë! Kush refuzon qesen, anatemohet dhe goditet në opinionin publik, kërcënohet me jetë dhe shantazhohet në çdo lloj mënyre. Është një luftë për jetë a vdekje midis atyre që mbrojnë Kosovën dhe kufijtë e saj, që mbrojnë pavarësinë, shtetësinë dhe integritetin e vendit dhe atyre që duan ta copëtojnë Kosovën, ta ndajnë atë, ta shuajnë pavarësinë, shtetësinë dhe ta kthejnë më pas në një provincë të Shqipërisë e dikujt tjetër!”, ka deklaruar Bytyçi për gazetën “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)