Vuçiq kërkon të hiqet taksa, Scott thotë të gjendet mënyra për të nisur dialogu

  • 08 April 2019 - 13:05
Vuçiq kërkon të hiqet taksa, Scott thotë të gjendet mënyra për të nisur dialogu

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka pritur në takimin ambasadorin amerikan në Beograd Kyle Scott të cilit i ka thënë se Serbia do ta vazhdonte dialogun nëse hiqet taksa.

Vuçiq po ashtu është ka thënë se Kosova e ka suspenduar dialogun duke mos e implementuar marrëveshjen e Brukselit, krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke themeluar ushtrinë e Kosovcës dhe duke e vënë taksën ndaj mallrave serbe.

Ai ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare është dashur më herët të merret me problemet që kanë cuar në ndarjen e dialogut.

“Nuk jam optimist, por nëse Prishtina e heq taksën, Serbia ëshgtë e gatshme për të biseduar” ka thënë Vuçiq.

Ndërsa, sipas mediave serbe, Scott ka thënë se SHBA e mbështet kthimin në dialog duke theksuar se është e domosdoshme të gjendet mënyra për këtë sepse është në interes të Serbisë, Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare të arrihet kompromisi.

(Kosova Sot)