Aksident i rëndë trafiku në rrugën Rahovec-Malishevë

  • 08 April 2019 - 13:36
Aksident i rëndë trafiku në rrugën Rahovec-Malishevë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme, në rrugën Rahovec-Malishevë.

Besohet se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona.Në aksident janë përfshirë dy vetura të tipit ‘Golf ’ dhe një kamion.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe ekipet emergjente.Policia e Kosovës ka apeluar vazhdimisht tek pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, në mënyrë të shmangies së aksidenteve.

(Kosova Sot)