Smaka: Legjislativi përgjegjës

  • 08 April 2019 - 14:28
Smaka: Legjislativi përgjegjës

Profesori i së drejtës, Riza Smaka, theksoi për gazetën “Kosova Sot” se është indikative, madje alarmuese, kur ambasadorët e shteteve mike e të mëdha që pushtetarëve të vendit tonë u adresojnë kritika e qortime serioze për format e ndryshme të korrupsioneve edhe ato në sfera dhe nivele të ndryshme.

“Ekzistimin e korrupsionit intensiv në vendin tonë e dinë edhe zogjtë në degë, por kur për atë dukuri tejet negative ngrenë tone ironike përfaqësues eminentë të shteteve relevante, rezulton se ndër të tjera dështime edhe kjo trajtë perverse e degjenerike është tejet serioze.

Për ta luftuar këtë epidemi morale, pushtetare e politike, pritet të mobilizohet seriozisht pushteti legjislativ, duke kërkuar përgjegjësi konkrete kundër të gjitha institucioneve që ai i emëron apo i zgjedh, e rrjedhimisht ekzekutivi nga komponentët që e përbejnë dhe i japin apo duhet t'i japin llogari!

Gjithsesi aty hyjnë edhe institucionet e sistemit të drejtësisë, të cilat, edhe pse vlerësohet të jenë të "pavarura" në këtë apo atë mënyrë legjislativi mbetet përgjegjës!

(Kosova Sot)