Gati 2 milionë euro për asfaltimin e rrugës që i lidhë 5 fshatra të Ferizajt

  • 08 April 2019 - 14:31
Gati 2 milionë euro për asfaltimin e rrugës që i lidhë 5 fshatra të Ferizajt

Është nënshkruar kontrata për asfaltimin e rrugës Babush – Tërn – Luboc – Koshare dhe Slivovë.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, të hënën ka nënshkruar kontratën për projektin e asfaltimit të rrugëve të fshatrave Babush, Tërn, Luboc, Koshare e Slivovë.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media ku thuhet se projekti për asfaltimin e kësaj rruge që lidh 5 fshatra të Ferizajt ka kushtuar rreth 2 milionë euro.

Kjo rrugë që lidhë 5 fshatra të Ferizajt ka gjatësi 9.7 kilometra, ndërsa vlera e kontratës është 1,821,792.19 €”, thuhet në njoftim për media.

(Kosova Sot)