Alarmi i rëndë: Ja kurthi që Thaçi, Rama dhe Baton Haxhiu i kanë ngritur Kosovës

  • 08 April 2019 - 15:04
Alarmi i rëndë: Ja kurthi që Thaçi, Rama dhe Baton Haxhiu i kanë ngritur Kosovës

Analistët vlerësojnë se Hashim Thaçi më nuk po e fsheh varshmërinë e nënshtrimin e tij ndaj homologut serb në Beograd, ku edhe gjatë një prezantimi në Londër, Thaçi ka ripotencuar se nuk ka nevojë që të kushtëzohet dialogu me Serbinë.

E lidhur me këtë, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, doktor, Enver Bytyçi, thotë se Thaçi po realizon projektin e kamotshëm serb.

Image
Enver Bytyçi

“Presidenti i Kosovës ishte këto ditë në Londër i ftuar nga një fondacion për të folur rreth dialogut me Serbinë. Nga fjala e tij në atë forum kuptojmë se formula e Hashim Thaçit për dialogun me Serbinë është e njëjtë me formulën e Beogradit. Presidenti Thaçi kërkoi në fjalën e tij që “dialogu të mos kushtëzohet”! Dhe kur Thaçi flet për moskushtëzim të dialogut, fjala është për realizimin e projektit të Serbisë për ndarjen e Kosovës dhe krijimin e Serbisë së Madhe. Kurthi që Thaçi, Rama dhe Baton Haxhiu bashkë me Vuçiqin kanë ngritur për Kosovën lidhet me atë që këta duan që projektin e tillë të Beogradit ta motivojnë dhe justifikojnë me atë që quhet “Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë”, sigurisht pa veriun e Kosovës. Analisti i njohur Bugajski thoshte pardje se ky kurth është i Beogradit. Në fakt, pjesë e kurthit antishqiptar është bërë me vetëdije vetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama”, ka than Bytyçi në një intervistë ekskluzive për gazetën “Kosova Sot”.

“Ky i fundit shkarkoi nga detyra e shefit të diplomacisë të Shqipërisë Ditmir Bushatin, për të vënë në këtë funksion një mbështetës të flaktë të ndarjes së Kosovës, mikun e Baton Haxhiut e për pasojë të Beogradit, Gent Cakën. Por, ndërsa Edi Rama nuk ka mundur të gjejë mbështetës në Tiranë me qëllim ndarjen e Kosovës, Hashim Thaçi u bën presion shumë liderëve në Prishtinë për t’i detyruar ata të pajtohen me planin e ndarjes së Kosovës. Dhe, duket se presioni i tij nuk përfshin vetëm Behgjet Pacollin, por edhe dy bashkëkryetarët e delegacionit për negociata me Serbinë. Ndërkohë shkoi në Londër të lobojë sërishmi pro ndryshimit të kufijve në favor të Serbisë”, ka deklaruar ndër tjerash profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, doktor, Enver Bytyçi në një intervistë ekskluzive për gazetën “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)