Gjenden mbetje mortore në dy lokacione në Lipjan

  • 08 April 2019 - 19:01
Gjenden mbetje mortore në dy lokacione në Lipjan

Në dy lokacione në Lipjan sot janë gjetur mbetje mortore të cilat janë përcjellë te mjekësia ligjore, për të konstatuar se cilës periudhë i takojnë.

Lajmin e ka konfirmuar policia e Kosovës.

Ai tha që këto mbetje mortore janë përcjellë tek mjekësia ligjore për procedura të mëtejme.

“Ju konfirmoj se sot me 08.04.2019, Policia e Kosovës ka pranuar informacionet se në dy lokacione në Lipjan janë gjetur mbetje mortore. Policia ka ndërmarr veprimet e saj duke kontaktuar edhe burimet e informacioneve dhe ka kontaktuar personat të cilët gjatë punimeve kanë hasur në këto mbetje mortore”, tha zëdhënësi Daut Hoxha.

Sipas zëdhënësit Hoxha, njësia për krime të luftës në kuadër të Policisë së Kosovës dhe nga të dy rastet/lokacionet e raportuara ka marr mbetjet mortore për t’i përcjellë tek mjekësia ligjore për procedura të mëtejme dhe për të konstatuar se cilës periudhë i përkasin ato.

(Kosova Sot)