Partia me dy kryetar, PDK drejt fundosjes

  • 08 April 2019 - 19:18
Partia me dy kryetar, PDK drejt fundosjes

Nesër në gazetën më të madhe në vend, “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se pse edhe pse në Kosovë pritet të ketë zgjedhje të parakohshme më së largu në vjeshtën e këtij viti, qytetarët nuk kanë për kë të votojnë, pasiqë të gjitha partitë politike në Kosovë janë nën sundimin e nëntokës kriminale?

Si po mundohet PDK të mashtrojë opinionin publik se gjoja po mban kuvende zgjedhore, kur realisht PDK vazhdon të mbetet me dy kryetar, njëri në hije Hashim Thaçi, i cili e sheh PDK-në si asset e pronë personale të veten, si dhe Kadri Veseli, i cili nuk po arrin të merr pushtetin partiak zyrtarisht, edhe pse nga “nëntoka” e ka udhëhequr qysh nga fillimi bashkë me Hashimin?!

Si po propagandon PDK-ja me të ashtuquajturat rrjete rinore jo qeveritare për ta zgjatur sundimin në shtetin e Kosovës? Si po del në të gjitha sondazhet PDK-ja si partia e tretë, që dëshmon se populli nuk do më as t`ia dëgjoj emrin kësaj partie e lëre më ta votoj!? A po shpreson PDK-ja se do të arrij të blej vota dhe të marrë votat e administratës së shtetit, ku ka një shumicë të punësuar? A duhet kërkuar përgjegjësinë më së shumti nga PDK-ja për kapjen e shtetit dhe të të gjitha institucioneve, mirëpo në listën e kapësve të shtetit janë tani edhe AAK, NISMA, AKR?

Pse LDK-ja edhe pse po del si partia e parë në sondazhe, fokusin e ka se kush do të bëhet kryetar ii kësaj partie, e jo si t’i zgjidh problemet e qytetarëve? Pse qytetaret nuk presin asgjë as nga VV-ja, pasiqë është vetë VV-ja që e solli të inkriminuarin Shpend Ahmetin kryetar të Prishtinës, për dy mandate, duke e zyrtarizuar dhe dorëzuar kryeqytetin në duart e nëntokës kriminale dhe klanit famëkeq Pronto?

Këto e shumë materiale tjera interesante, i gjeni vetëm në të përditshmen kosovare numër një, “Kosova Sot”.