Skandali i radhës, ja si i mashtrojnë kosovarët Thaçi dhe Haradinaj

  • 08 April 2019 - 19:21
Skandali i radhës, ja si i mashtrojnë kosovarët Thaçi dhe Haradinaj

Nesër në të përditshmen kosovare numër një, “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se si janë zhgënjyer tërësisht qytetaret me këtë klase politike, si ne pozitë ashtu edhe në opozitë!? Si po dëshmohet çdo ditë që jo vetëm qytetarët kosovarë janë të dëshpëruar, por edhe bashkësia ndërkombëtare po e dëshmojnë se sa poshtë ka rënë lidershipi kosovar, gjë qe këtë e dëshmojnë më së miri vizitat e krerëve të vendit, njëra në Londër e tjetra në Detroit, ku pushtetarët tonë shihen si të padëshirueshëm nga qendrat e vendosjes kudo!?

Pse vizitat e presidentit dhe kryeministrit te Republikës së Kosovës, po përpiqen me dëshpërim t’ia shesin opinionit publik disa udhëtime informale, si vizita zyrtare të nivelit të lartë, e qe ne realitet nuk janë as vizita zyrtare, ndërsa për nivele të larta as që bëhet fjalë!? Si po udhëtojnë Presidenti dhe kryeministri njësoj si shtetas apo biznesmen të rëndomtë, që shëtisin nëpër botë, takojnë komunitetet e bizneset shqiptare, marrin pjesë në manifestime të ndryshme etj?

Por përveç këtyre pushtetarëve dhe kësaj qeverie, a duhet kërkuar përgjegjësi edhe nga opozita aktuale, në rastin konkret LVV-ja, e cila e solli ne pushtet në kryeqytet me shumë pompozitet njeriun e krimit të organizuar, Shpend Ahmetin -Jahtin?! Pse LVV-ja duhet të jap përgjegjësi, shpjegime e llogaridhënie, që njeriun e krimit të organizuar e zgjodhi dy herë kryetar të Prishtinës, edhe pse qe nga starti për çdo njeri jo medioker shihej qartë se Shpend Ahmeti me çdo veprim e ka dëshmuar se është njeri i klanit Pronto dhe i nëntokës kriminale, në jahtet e të cilëve edhe u zu mat!?

A duhet ndëshkuar me votë këtë klasë politike të tejinkriminuar, si në nivelin qendror ashtu edhe ne nivelin komunal, siç është rasti i ngjashëm me Shpend Ahmetin tani të ikur nga LVV dhe në krye të PSD dhe pjesë vitale e klanit të inkriminuar Pronto!?

Këto e shumë materiale tjera, i gjeni vetëm në “Kosova Sot”.