Media Ruse: Shpallja e zgjedhjeve në veri pritet t’i përkeqësojë raportet Kosovë-Serbi

  • 08 April 2019 - 21:30
Media Ruse: Shpallja e zgjedhjeve në veri pritet t’i përkeqësojë raportet Kosovë-Serbi

Mediumi rus, Russia Today, ka raportuar për shpalljen e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës. Ky medium raporton për vendimin e presidentit Hashim Thaçi duke e cituar atë se ‘shpallja e zgjedhjeve është e drejtë kushtetuese e Presidentit’.

Por sipas RT, ky vendim mund t’i tensionojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo lëvizje mund t’i tensionojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Ky vendim vjen pas protestave në komunat veriore gjatë nëntorit, kundër tarifës 100% që e vendosi Kosova ndaj Serbisë. Por kryeministri Haradinaj, i ka rezistuar presioneve ndërkombëtare dhe ende nuk e ka hequr tarifën” shkruan Russia Today.

Përndryshe medium Russia Today, cilësohet si fabrikë e propagandës ruse në shtetet perëndimore, dhe është e njohur për qëndrimin e saj pro-serb dhe kundër pavarësisë së Kosovës.

(Kosova Sot)