Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

  • 09 April 2019 - 09:08
Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në Koshare organizohet manifestimi tradicional “Ditët e Shqipes – 2019” për nder të Betejës së Koshares. Homazhet te varrezat e dëshmorëve, ora 10.00-12.00 dhe tubimi përkujtimor ora 12.00.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, Kujtim Gashi, nënshkruajnë kalendarin kulturor Shqipëri-Kosovë. (Ambientet e Ministrisë së Kulturës, Salla “Tefta Tashko”,Tiranë, ora 11:00)

Në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes 2019”, për nder të 20-vjetorit të Betejës së Koshares, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor. (Kompleksi Memorial i Betejës së Koshares, Koshare, ora 11.45)

Mbahet mbledhja  e Këshillit Drejtues dhe kryetarëve  të niveleve komunale si dhe të universiteteve për të diskutuar lidhur me takimin me ministrin Shyqiri Bytyqi dhe debatin me Komisionin Parlamentar për Amësim. (Salla  e takimeve në Qendrën e studentëve, te zyrat e SBASHK-ut, ora 11.00)   

Me rastin e përvjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Dukagjin Vula bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Koshare. (Ora 11:00) Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) mban aktivitete rrugore për nder të Ditës së Kushtetutës. (Mitrovicë, sheshi ‘Isa Boletini’, ora 11:00 dhe Prishtinë, sheshi ‘Skenderbeu’, ora 16:00)

Zbulohet pllaka përkujtimore e dëshmorit Dukagjin Vula. (Te shtëpia e dëshmorit në rrugën “Bajram Curri” nr. 68, ora 16.00)

(Kosova Sot)