Ja si UÇK-ja e morri bazën “Karaulla” në Koshare bashkë me municionin serbë

  • 09 April 2019 - 09:46
Ja si UÇK-ja e morri bazën “Karaulla” në Koshare bashkë me municionin serbë

Beteja e Koshares e zhvilluar më 9 prill 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thyerja e kufirit Kosovë-Shqipëri më 9 prill 1999 shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.

Përpjekjet për të arritur një marrëveshje që forcat serbe të tërhiqeshin nga territori i Kosovës, kishin rezultuar pa sukses. Ndërkohë, pas Rambujesë ishte formuar Qeveria e Përkohshme e Kosovës dhe caqet ushtarake dhe paramilitare serbe ishin sulmuar nga forcat e Aleancës veri-atlantike NATO.

Rënia e kufirit Kosovë-Shqipëri kishte edhe rëndësinë juridike në të drejtën ndërkombëtare. Kjo pamundësonte kontrollin e forcave serbe mbi territorin që ndante në mes një komb, shuante ndikimin e dhunshëm shtetëror dhe integritetin territorial të pretenduar.

Pas një ofensive të UÇK-së, serbët detyrohen ta lënë bazën “Karaulla” në Koshare dhe bashkë me të edhe të gjitha municionet dhe armatimet

Në një video të publikuar në Facebook, shihet qartë se si Ushtria Çlirimtare e Kosovës duke shkuar në bazë, derisa duken edhe disa lloje armatimesh dhe fotografi që i kanë lanë kriminelët serb.

Më poshtë mund ta shikoni videon e plotë:

 
Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Ja si e mori UÇK-ja bazën e parë prej ushtrisë kriminale serbe. Pas një ofensive të UÇK-së, Serbët detyrohen ta lënë bazën “Karaulla” në Koshare dhe bashkë me të edhe të gjitha municionet dhe armatimet! Shpërndajeni ju lutem!

Posted by Dardania Sacra on Wednesday, October 26, 2016

(Kosova Sot)