Dënohen aktivistët që protestuan për demokraci në Hong Kong

  • 09 April 2019 - 10:37
Dënohen aktivistët që protestuan për demokraci në Hong Kong

Nëntë aktivistë pro-demokracisë në Hong Kong janë shpallur fajtorë për prishjen e rendit publik për rolin e tyre në një lëvizje civile që bëri thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Midis tyre janë tre aktivistë të shquar, të parë si figurat kryesore të lëvizjes pro-demokracisë të Hong Kongut.

Ata mund të burgosen deri në shtatë vjet për rolin e tyre në protestat e “Lëvizjes Ombrellë” të vitit 2014.

Mijëra marshuan duke kërkuar të drejtën për Hong Kongun për të zgjedhur udhëheqësin e vet.

Të dënuar janë profesori dhe sociologu Chan Kin-man, 60 vjeç, profesor i drejtësisë Benny Tai, 54 vjeç dhe ministri Baptist Chu Yi-ming, 75 vjeç.

Ata janë parë si themeluesit e lëvizjes që nxitën protestat në kërkim të zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

“Pa marrë parasysh se çfarë ndodh sot ne do të vazhdojmë dhe nuk do të dorëzohemi”, u tha Tai gazetarëve përpara vendimit.

Ende nuk është e qartë se kur do të dënohet grupi.

(Kosova Sot)