Kosova do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme

  • 09 April 2019 - 10:43
Kosova do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme

Të anketuarit thonë se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë një domosdoshmëri për të shpëtuar nga situata e rëndë

Eroll Shengyli mendon se zgjedhjet e jashtëzakonshme tani më janë preferencë e domosdoshme. “Ato janë domosdoshmëri për faktin se kemi ardhur në pikën të rëndë për shtetin”.

Taulant Hoxha shprehet se është nevojë e domosdoshme dhe partitë politike e dinë tashmë këtë fakt dhe besojnë se do të ketë zgjedhje.

Refki Kurtaj thekson se zgjedhjet e jashtëzakonshme këtë vit duhet të bëhen gjithsesi sepse po ato s'mund të ecet me përpara.

“Zgjedhjet e jashtëzkonshme janë njëlloj shpëtimi nga kjo situatë”.

Remzi Hoxha thotë se Qeveri moti është dashur të bije. “Atë moment kur në Qeveri ka hyrë Lista serbe menjëherë për 24 sekonda është dashur të bije kjo qeveri. Moti është dashur të mbahen zgjedhjet e parakohshme”.

(Kosova Sot)