Kosnett: Sot i urojmë ata që po punojnë për t’i bërë realitet fjalët e Kushtetutës

  • 09 April 2019 - 12:12
Kosnett: Sot i urojmë ata që po punojnë për t’i bërë realitet fjalët e Kushtetutës

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett ka zgjedhur 11 vjetorin e ratifikimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për të thumbuar krerët e institucioneve.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij zyrtar në rrjetin social Twitter, ka cituar disa fjalë të Kushtetutës së Kosovës, por ka kërkuar nga udhëheqësit shtetëror që ato që shkruhen në Kushtetutë të bëhen realitet.

“Më 2008 Kosova ka miratuar Kushtetutën e saj, në të cilën thuhet se njerëzit janë “ të vendosur të ndërtojnë të ardhmen e Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të saj”. Sot ne urojmë të gjithë ata që punojnë për të kthyer këto fjalë në realitet”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Ndryshe, më 9 prill të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës ratifikoi dokumentin e Kushtetutës së Kosovës, e cila hyri në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.

(Kosova Sot)