Badallaj: Albin Kurti është paralajmëruar me kohë, se nuk duhet të jepet Prishtina në urithin e kanalit të bandës ‘PRONTO’, Shpend Jahti!

  • 09 April 2019 - 12:46
Badallaj: Albin Kurti është paralajmëruar me kohë, se nuk duhet të jepet Prishtina në urithin e kanalit të bandës ‘PRONTO’, Shpend Jahti!

“Qytetarët e Kosovës me shumë të drejtë janë të zhgënjyer në këto banda politike që e kanë kapur pushtetin me pazare dhe me dajak në krah, qoftë me ata të opozitës së vdekur që mundohen të lehin ndonjëherë nëpër konferenca për shtyp dhe vetëm dalin sa për t´i parë dhe asgjë më shumë, sepse janë parë ashiqare se këto banda punojnë vetëm për interesa të tyre, se si të pasurohen dhe mundohen të lëshojnë rrena pa kripë në popull dhe që as nuk u beson më askush këtyre lehaqenve, u ka dalë boja dhe janë bërë tepër qesharakë.

Shikoni se sa është e dëshpëruar edhe bashkësia ndërkombëtare, çdo ditë e më shumë ia ngrehin veshin dhe i kritikojnë se si ndikojnë në drejtësinë ashtu- ashtu të kalbur. E kanë parë se kjo bandë nuk është asgjë tjetër pos bandë mafio-oligarkësh.

Aq të paturpshëm dhe naivë janë kur i ftojnë disa komunitete jashtë vendit dhe këta banditë të majave te shtetit mundohen t´i paraqesin si zyrtare”, tha Reshat Badallaj- Zhuriani për “Kosova Sot”.

Sipas tij, faj ka edhe opozita. “Albin Kurti është paralajmëruar me kohë, faktet mbesin që nuk duhet të jepet Prishtina në urithin e kanalit të bandës ‘PRONTO’, Shpend hajni apo Shpend Jahti dhe si doli dhe tani nuk u ka mbetur gjë tjetër pos t´ia hanë kokën njeri-tjetrit.

Prandaj, nuk ka si mos të mbetet përgjegjësi në shpinën e tyre dhe se arsyetimet boshe nuk do pinë ujë me këta këlyshë që u prin Shpend Ahmeti”, theksoi Badallaj.

(Kosova Sot)