Rrëmbeu një grua nga Peja dhe e dërgoi në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

  • 09 April 2019 - 13:17
Rrëmbeu një grua nga Peja dhe e dërgoi në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, pasi dyshohet se i njëjti ka rrëmbyer një grua

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Pejë, ku i dyshuari kishte nxjerrë me forcë nga vetura e dëshmitarit viktimën të cilën më pas e kishte dërguar në Gjakovë.

Policia bën të ditur se tek viktima nuk janë vërejtur lëndime të dukshme, por e njëjta është dërguar në ekzaminim mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot)