Vëllai i Donjeta Pajazitaj flet për telashe me “pleqnarët e fshatit” – po na detyrojnë të ikim

  • 09 April 2019 - 13:41
Vëllai i Donjeta Pajazitaj flet për telashe me “pleqnarët e fshatit” – po na detyrojnë të ikim

Pas dënimit të përjetshëm që e mori Naser Pajazitaj, i dënuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, vëllai i viktimës ka treguar se familja e tyre po kanë probleme me “pleqnarët e fshatit”.

Përmes një statusi në facebook, Shkëlqim Pajazitaj, ka treguar për problemet që po i hasin familja e tyre, e cila jeton në Strellc, me “pleqnarët e fshatit”.

Donjeta Pajazitaj u vra në vitin 2015 nga Naser Pajazitaj, kushëri i saj.

Familja e Donjetës, pas dënimit me burg të përjetshëm, janë shprehur të kënaqur me dënimin. Mirëpo, fillimisht gjykata në gjykimin e parë e Naserin e kishte shpallë të pafajshëm, por pasi u kthye rasti në rigjykim, Naseri u dënua me burg të përjetshëm.

Shkëlqim Pajazitaj ka thënë se familja e Donjetës është larguar nga fshati Strellc, për fajin e “pleqnarëve”, të cilët sipas tij, po hapin plagë të reja dhe po kërkojnë që të jepet besë.

Statusi i plotë i Shkëlqim Pajazitajt:

(Qe 41 muaj pa ty)

Mbas nje lehtsimi sa do te vogel nga #Drejtesia,

jane ata te cilet hapi plagë te reja

Ata te cilet meren me rregulla #Kanunore (Pleqeria e Fshatit)

Edhe pse ne menyr jo te deshirueshme familja e #Donjetes, largohet nga fshati ne menyr qe sa do pak te gjeje qetesi shpirtrore, por jan ata pikerisht pleqeria e fshatit qe hapin plagë ne zemer, jo duhet dhenë besë, jo keshtu jo ashtu!, Po sikur te ju ndodhete ju keshtu si do te vepronit?

Mosni ju more #Pleqnar, mosni ju more #Tradhetar, po ju mare duhet me ju ardh, po ju jeni ata te cilet e keni perkrar kur e ka vrar një 12a13 vjeqar

Mosni ju more #Pleqeni mosni ju more #Faqezi, mos veproni me #Tradheti, e per pasuni se ne strellc gjithë ka pas #Burrni

(Kosova Sot)