Ndizet zjarr, tymi mbulon gjithë lagjen Arbëria në Prishtinë

  • 09 April 2019 - 14:29
Ndizet zjarr, tymi mbulon gjithë lagjen Arbëria në Prishtinë

Të shumta janë rastet kur ndizen zjarret në Kosovë.

Madje kjo dukuri ishte shqetësuese për institucionet e sigurisë në gjithë vendin.

Por edhe sot lagjja Arbëria në Prishtinë është mbuluar e tëra nga tymi, si pasojë e një zjarri që ishte ndezur në  një punëtori në këtë pjesë.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar një video ku shihet tymi që mbuloi këtë anë, e që padyshim është mjaft i dëmshëm për të gjithë banorët.

(Kosova Sot)