Guraziu: Njeriu i krimit u zgjodh kryetar në Prishtinë

  • 09 April 2019 - 14:36
Guraziu: Njeriu i krimit u zgjodh kryetar në Prishtinë

“ LVV-ja duhet të japë përgjegjësi,shpjegime e llogaridhënie, që njeriun e krimit të organizuar e zgjodhi dy herë kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmetin. Edhe pse që nga starti për çdo njeri jo mediokër shihej qartë se Shpend Ahmeti me çdo veprim e ka dëshmuar se është njeri i klanit ‘Pronto’ dhe i nëntokës kriminale, në jahtet e të cilëve edhe u zu mat.

Pushtetarët tanë më shumë po shkojnë si biznesmenë jashtë Kosovës sesa për interesat e shtetit. Kjo u dëshmua edhe na lë të kuptojmë se si vizitat e presidentit dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës po përpiqen me dëshpërim t’ia shesin opinionit publik disa udhëtime informale, si vizita zyrtare të nivelit të lartë, e që në realitet nuk janë as vizita zyrtare, ndërsa për nivele të larta as që bëhet fjalë...

Të zhgënjyer tërësisht qytetarët me këtë klasë politike, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, si edhe po dëshmohet çdo ditë që jo vetëm qytetarët kosovarë janë të dëshpëruar, por edhe bashkësia ndërkombëtare po e dëshmojnë se sa poshtë ka rënë lidershipi kosovar, gjë që këtë e dëshmojnë më së miri vizitat e krerëve të vendit, njëra në Londër e tjetra në Detroit, ku pushtetarët tanë shihen si të padëshirueshëm nga qendrat e vendosjes kudo.

Këto vizitat e presidentit dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës po përpiqen me dëshpërim t’ia shesin opinionit publik disa udhëtime informale, si vizita zyrtare të nivelit të lartë, e që në realitet nuk janë as vizita zyrtare, ndërsa për nivele të larta as që bëhet fjale.

Dhe kështu po udhëtojnë presidenti dhe kryeministri njësoj si shtetas apo biznesmenë të rëndomtë, që shëtisin nëpër botë, takojnë komunitetet e bizneset shqiptare, marrin pjesë në manifestime të ndryshme etj. Përveç këtyre pushtetarëve dhe kësaj Qeverie, medoemos duhet kërkuar përgjegjësi edhe nga opozita aktuale, në rastin konkret LVV-ja, e cila e solli në pushtet në kryeqytet me shumë pompozitet njeriun e krimit të organizuar, Shpend Ahmetin -Jahtin?!

LVV-ja duhet të japë përgjegjësi,shpjegime e llogaridhënie , që njeriun e krimit të organizuar e zgjodhi dy herë kryetar të Prishtinës, edhe pse që nga starti për çdo njeri jo mediokër shihej qartë se Shpend Ahmeti me çdo veprim e ka dëshmuar se është njeri i klanit ‘Pronto’ dhe i nëntokës kriminale, në jahtet e të cilëve edhe u zu mat”, tha Ragip Guraziu për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)