Pas një gare të ashpër, Kosova zgjidhet anëtare e bordit të BB-së dhe FMN-së

  • 09 April 2019 - 16:47
Pas një gare të ashpër, Kosova zgjidhet anëtare e bordit të BB-së dhe FMN-së

Kosova ka arritur që sot anëtare e Bordit drejtues të Rrjetit Global Parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që u mbajt në Uashington. Gara për tu future në këtë rrjet ka qenë e përbërë nga 166 shtete të botës.

Në këtë garë më së shumti vota ka marrë deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

E garë e ashpër po deklaron për këtë antarësim po deklaron të jetë zhvilluar  përfaqësuesja e delegacionit, Doruntinë Maloku.

“Pas një beteje të jashtëzakonshme në Ëashington, arritëm që të marrim më së shumti vota, përfshirë edhe nga shtetet jonjohëse, që Kosova të zgjedhet anëtare e Bordit Drejtues të Rrjetit Global Parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kemi bêrë lobim të jashtëzakonshëm dhe për këtë i falenderohemi edhe aleatëve të Kosovës që na qëndruan afër”, ka shkruar Maloku.

Në këtë garë, përveç shteteve mike, Kosova ka marrë mbështetje edhe nga shumë shtete jo njohëse. 

Rrjeti Global Parlamentar i Bankës Botërore përbëhet nga deputete nga 166 shtete, të cilët prej muajsh kanë filluar lëbimin për zgjedhjet në këtë Bord. Kjo, është një arritje shumë e madhe për Kosovën dhe për Kuvendin e Kosovës.

Kosova, do të jetë pjesë e Bordit Drejtues, i cili ka nëntë anëtarë, për tri vjet. Pjesë e delegacionit kanë qenë edhe deputetet e Kuvendit, Xhevahire Izmaku dhe Safete Hadërgjonaj të cilat po qëndrojnë prej disa ditësh në Uashington DC.

(Kosova Sot)