Grabitet me armë makina që transportonte para, humb jetën shqiptari

  • 09 April 2019 - 16:49
Grabitet me armë makina që transportonte para, humb jetën shqiptari

Një grabitje u regjistrua sot reth orës 15:00 rrugën e Rinasit, që të çon për në aeroport, ndërsa raportohet se një person ka mbetur i vdekur.

Mendohet se autorët e veshur me rroba ushtarake grabitën një makinë të blinduar, e cila dyshohet se transportonte rreth 2 milionë euro. Paratë që i përkasin një banke të nivelit të dytë, do të transportoheshin jashtë shtetit.

Grabitja është kryer nga 4 persona të cilët kanë qenë me një makinë me logo “HETIMI TATIMOR”. Grabitësit dyshohet se janë larguar drejt fshatit Nikël.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, ndërsa kanë ngritur postblloqe për të bërë të mundur ndalimin e grabitësve.

(Kosova Sot)