Ja kush e thotë: Shpend Ahmeti është argat i Hashim Thaçit

  • 09 April 2019 - 17:27
Ja kush e thotë: Shpend Ahmeti është argat i Hashim Thaçit

Qytetarët e Kosovës janë të dëshpëruar thellë me të gjitha partitë politike, si ato në pushtet ashtu edhe në opozitë.

Sipas analistëve politike, duhet kërkuar edhe nga opozita, në rastin konkret VV-ja, e cila e solli ne pushtet në kryeqytet, njeriun e krimit të organizuar, Shpend Ahmetin –Jahtin.

Analisti politik, Faton Mehmeti, thotë për gazetën “Kosova Sot” se Shpend Ahmeti është argat i Hashim Thaçit.

Image
Faton Mehmeti

“Besoj se Kosova duhet të përfitoj nga dëshpërimi që votuesit kanë përjetuar me Shpend Ahmetin, njeriu që u shtirë engjëll e doli të ishte djalli. Besoj se Shpendi me disa të tjerë ishte argat i Hashimit për të ndarë VV-në me çka do të dobësohet opozita, e cila pastaj do ishte në favor të qëndrimit të PDK-së në pushtet”, tha Mehmeti për “Kosova Sot”.

Për fund, Mehmeti ka thënë se Ahmeti duhet të jap përgjegjësi për gjitha dëmet që ia ka bërë Kosovës dhe Prishtinës.

“Fatkeqësisht SHIK ka shtrirë rrënjët e krimit shumë në Kosovë, dhe në skenën politike duke i garantuar qëndrimin në pushtet. Shpendi duhet të përgjigjet një ditë për të gjitha dëmet që ia ka bërë Prishtinës dhe Kosovës me lojërat dhe djallëzinë e tij”, përfundoi Mehmeti për “Kosova sot”.

(Kosova Sot)