Kjo është simbolika e gurit që e shkel ‘’ushtari i panjohur’’ në Koshare

  • 09 April 2019 - 17:47
Kjo është simbolika e gurit që e shkel ‘’ushtari i panjohur’’ në Koshare

Për Betejën e lavdishme të Koshares së vitit 1999 në studion e emisionit Frontal Live ka folur Xhafer Gashi, shef i zbulimit në atë kohë. Ai mes tjerash, ka treguar edhe simbolikën e ushtarit të panjohur që shkel një gur në kufi gjatë Betejës së Koshares.

‘’Shumëkush e ka shkelur këtë guri, nuk ka qenë vetëm një gurit. Por ka një simbolikë pse është vetëm një këmbë që shkel një guri. Kjo sepse ka qenë e rënsishme të dihet që forcat e UÇK-së e hoqën një kufi që ishte vendosur padrejtësisht’’, tha Gashi.

Gashi tregoi për humbjet që pati UÇK-ja më 9 prill 1999. ‘’4 pjesëtarë të UÇK-së kanë humbur jetën atë ditë. Të gjitha lëvizjet që kemi bërë kanë qenë të jashtëzakonshme, të matura mirë’’, ka sqaruar Gashi.

(Kosova Sot)