Politikanët prapa bizneseve të pista

  • 09 April 2019 - 18:10
Politikanët prapa bizneseve të pista

Analisti Driton Gashi u shpreh për "Kosova Sot" se është e domosdoshme që hetimet të fillojnë menjëherë dhe patjetër dikush duhet të japë llogari para ligjit.

Image
Driton Gashi

“Patjetër duhet dikush të ndëshkohet dhe emrat e tyre të njihen dhe të publikohen. Këta njerëz tash e sa kohë kanë qenë mbi ligjin dhe pushtetarët përmes këtyre lojërave të fatit, të cilët kanë qenë të lidhur, në një mënyrë apo tjetër, kanë luajtur me fatin e qytetarëve. Nuk besoj që borxhet e akumuluara ndër vite do të jenë në gjendje t'i kthehen shtetit të Kosovës, dhe ndoshta arsyeja e vetme përse lojërat e fatit u mbyllën, është pikërisht akumulimi dhe borxhet e larta, sepse kam përshtypjen se pas një kohe të shkurtër lojërat e fatit do të kthehen përsëri. Prandaj, e gjithë kjo është në dorën e politikanëve të korruptuar dhe që ata gjithmonë kanë qëndruar prapa këtyre lojërave të pista", është shprehur Gashi.

Kurse, sipas analistit Dardan Grapci, pas mbylljes së këtyre lokaleve të lojërave të fatit duhet menjëherë të fillohet me hetime se kush qëndron mbrapa këtyre dhe çfarë kanë përfituar nga këto lojëra ilegale.

Image
Dardan Grapci

"Lokalet e shumta, të cilat i kanë borxhe shtetit të Kosovës, duhet që pas mbylljes t'ia paguajnë shtetit borxhin deri në një afat prej 90 ditësh, ndryshe të kërkohet llogari nga pronarët e këtyre lokaleve, si dhe të kërkohet pasqyra e fitimit mujor. Pronarët e kazinove nuk kanë shpëtuar me miratimin e ligjit për mbylljen e tyre, përkundrazi nëse nuk i paguajnë detyrimet që i kanë ndaj shtetit, do të kenë pasoja ligjore në të ardhmen nga shteti", është shprehur Grapci për "Kosova Sot".