Grabitja me armë, shihni si është shkrumbuar makina me të cilën u arratisën autorët

  • 09 April 2019 - 18:38
Grabitja me armë, shihni si është shkrumbuar makina me të cilën u arratisën autorët

Ky është automjeti i gjetur i djegur në zonën e Tapizës në afërsi të Fushë Krujës, me të cilën u larguan grabitësit e armatosur nga aeroporti i Rinasit.

Mjeti është shkrumbuar totalisht, pasi i është vënë flaka për të shkatërruar provat që mund të gjenden në të.

Policia ka transportuar mjetin nga vendi ku u gjet.

Image

Në grabitje janë përfshirë katër persona, ndërsa njëri prej tyre mbeti i vrarë pas shkëmbimit të zjarrit me policinë. Viktima nuk është identifikuar ende nga policia.

(Kosova Sot)