Pamje të rënda: I hedhur mes ferrave, del fotoja e grabitesit të vrarë

  • 09 April 2019 - 18:58
Pamje të rënda: I hedhur mes ferrave, del fotoja e grabitesit të vrarë

 Është publikuar fotoja e hajdutit që mbeti i vrarë gjatë grabitjes së parave në Rinas.

Në foton e publikuar nga Balkan Web, grabitësi, ende i paidentifikuar gjendet i shtrirë mes mbetjesh, aty ku u hodh nga bashkëpunëtorët e tij.

Në foton e rëndë duket veshja e zezë e ngjashme me ato të komandove, ndërsa në trupin e viktimës dallohet dhe antiplumbi.

Në momentin e grabitjes, hajdutët janë përballur me një makinë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, e cila ka qenë në patrullim rutinë.

Nga frika e kapjes, grabitësit kanë sulmuar me armë kallashnikov dhe granata FNSH-të, e cila është përgjigjur me zjarr. Nga të shtënat ka humbur jetën një prej grabitësve.

Bashkëpunëtorët e viktimës, kanë marrë trupin e pajetë dhe e kanë hedhur në lumë për të humbur gjurmët dhe janë arratisur. Kur është gjetur nga policia, viktima nuk ka pasur asnjë mjet identifikimi në trup dhe nuk dihet ende emri i tij.

(Kosova Sot)