Vrasja e tmerrshme e taksistit, nga Skenderaj, e vranë dhe e dogjën në veturë

  • 09 April 2019 - 20:22
Vrasja e tmerrshme e taksistit, nga Skenderaj, e vranë dhe e dogjën në veturë

Ilir Zeqiri nga Kopiliqi dyshohet se u vra e më pas u dogj në veturën e tij

Nëpër një rrugë tek varrezat e fshatit Prekaz i Epërm, po kalonte me veturën tij një natë më herët.

E pikërisht në këtë vend u gjet i vdekur në automjetin e tij që po digjej, Ilir Zeqiri nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt.

Banorët e fshatit kishin parë zjarrin gjatë natës dhe kanë lajmëruar policinë.

Në këtë vend Policia identifikoi veturën që ishte pronë e Zeqirit. E brenda saj gjeti edhe trupin e pajetë të 48 vjeçarit.

Më tutje, Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe pesë gëzhoja të plumbave.

Deri më tani organet e drejtësisë nuk kanë asnjë të dyshuar.

Ilir Zeqiri punonte si taksist dhe në kohën kur dyshohet se u vra kishte dalë për punë.

Për familjen e tij ende mbetet e paqartë se çka i ndodhi Ilirit.

Sipas familjarëve pasi që i ndjeri kishte dalë nga shtëpia i kishte të fikur telefonat.

E kolegët e punës thonë që e hëna për Ilirin ishte ditë e zakonshme. Ata nuk kishin vërejtur diçka të dyshimtë tek ai.

E pamja për ish ushtarin e UÇK-së po mbahet në Kullën e Rezistencës në vendlindjen e tij.

Të pranishëm janë edhe bashkëluftëtarë të Ilir Zeqirit.

Vdeka e Ilir Zeqirit ka prekur edhe ish mësuesin e tij.

Të ndjerit i kishin para borxh dhe në ditën kritike ai po shkonte t’i kërkonte paratë.

Ilir Zeqiri është varrosur pasditen e së martës në varrezat e dëshmorëve në  Kopiliq i Epërm.

(Kosova Sot)