Arrestohen, tentuan të kontrabandojnë një emigrant me valixhe

  • 09 April 2019 - 23:06
Arrestohen, tentuan të kontrabandojnë një emigrant me valixhe

Dy polakë janë arrestuar në fund të javës së kaluar në pjesën veriore të Francës dhe u dënuan me 14 muaj burgim, për tentim të kontrabandimit të një emigranti nga Iraku, të cilin e kishin future në valixhen e tij.

Të dy personat, me nënshtetësi polake, ishin arrestuar më 2 prill në Coquelles, në rajonin verior të Pas-de-Calais. Ata kishin arritur në atë rajon me disa valixhe, destinacioni i të cilave ishte Britania e Madhe.

Ata i thanë zyrtarëve policorë se valixhet janë bosh, por një person me nënshtetësi irakiane, u shfaq kur policia i hapi ato, raporton AFP news.

Të dy personat e përfshirë në këtë kontrabandë e mohuan se ata ishin në dijeni që një person ndodhej në valixhet e tyre. Por sipas policisë “valixhet nuk mund të mbyllen nga brenda, ato mund të mbyllen vetëm nga jashtë”.

Të dy polak, u dënuan me 14 muaj burgim, për kontrabandë me njerëz.

(Kosova Sot)