Gazetari që i tha ‘jo’ Milosevicit: Mori 17 plumba në shpinë e një në kokë

  • 10 April 2019 - 09:40
Gazetari që i tha ‘jo’ Milosevicit: Mori 17 plumba në shpinë e një në kokë

Gazetari serb Slavko Curvija është personi i cili i tha ‘jo’ regjimit të Slobodan Milosevicit dhe mori 17 plumba në shpinë e një kokë për këtë.

Në Pashkët ortodokse në vitin 1999, në afërsi të shtëpisë së tij me rafal nga “Skorpionët” brutalisht u vra gazetari dhe redaktori i Dnevni telegrafit serb.

Dy meshkuj shkrepën 17 plumba në shpinë dhe një në kokë si trofe.

Bashkë me të ishte edhe gruaja e tij Branka Prpa, të cilën vrasësit e goditën me revole në kokë për t’i humbur vetëdijen.

20 vjet pas vrasjes, në Beograd  u dënuan me nga 30 vjet burg ish-shefi i resursi të sigurisë shtetërore Radomir Markovic dhe ish-shefi i qendrës të sigurisë shtetërore për Beograd Milan Radonjic, ndërsa pjesëtari i kësaj qendre Ratko Romic, si dhe Miroslav Kurak, i cili ndodhet në arrati, u dënuan me nga 20 vjet burg.

Sipas prokurorisë, të dyshuarit me urdhër të kreut të shtetit, organizuan dhe kryen vrasjen e gazetarit më 11 prill 1999, pasi Çuruvia konsiderohej kundërshtar serioz politik i kryekriminelit Millosheviq.

Vejusha e kryekriminelit Milloshevic, Mirjana Markovic, dhjetë ditë para vrasjes së gazetarit, akuzoi Çuruvia se ka shkaktuar bombardimin e Serbisë dhe se tha se “populli do ta gjykojë”.

Sllavko Curuvija i lindur në Zagreb më 1949, kah fundi i viteve tetëdhjeta shkruante komente dhe reportazhe nga Kosova në gazetën serbe “Borba”.

Ai ishte një nga gazetarët e paktë që u lejuan të ishin pranë Milosevicit gjatë vizitës së tij në Fushë Kosovë, 24 prill 1987. Ai ishte një korrespondent dhe bashkëpunëtor i disa mediave, dhe gjithashtu bashkëpunoi me disa gazeta evropiane.

Në “Borba” qëndroi deri në vitin 1994, pasi shteti mori kontrollin mbi gazetën dhe së bashku me  Momcillo Xhorxhevic po atë formuan gazetën e parë javore private serbe Nedeljni telegraf.Dy vjet më vonë formuan gazetën e parë private ditore Dnevni telegraf në Serbi, ndërsa në vitin 1998 formuan revistën “Evropljanin”.

Duke parë politikën katastrofike të Sllobodan Millosheviqit, Slavko Çuruvia filloi të bëhej gjithnjë e më i hapur për rrëzimin e tij. Ai foli kundër Millosheviqit në Kongresin e SHBA në dhjetor 1998 dhe në një bisedë telefonike, e cila ishte e përgjuar, ai i kishte bërë me dije një miku se mund të jetë kandidat për president të Serbisë.

(Kosova Sot)