Drogë e armë në oborrin e shkollës “Sami Frashëri” në Prishtinë – 5 nxënës në polici

  • 10 April 2019 - 10:25
Drogë e armë në oborrin e shkollës “Sami Frashëri” në Prishtinë – 5 nxënës në polici

Të martën policia ka shoqëruar për në stacion 5 nxënës të shkollës “Sami Frashëri, pasi të njëjtit janë zënë me substanca narkotike.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen  e së martës në oborrin e shkollës “Sami Frashëri” në Prishtinë, ku pesë personave të mitur u është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë të dyshuar narkotike si dhe është konfiskuar një armë zjarri e llojit “Bereta”, me një karikator dhe shtatë fishekë me dy thika xhepi, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Me urdhër të prokurorit, pesë personat e dyshuar pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot)