Gani Geci ka dy fjalë për Vjosa Osmanin, godet Isa Mustafën dhe Vlora Dumoshin

  • 10 April 2019 - 11:01
Gani Geci ka dy fjalë për Vjosa Osmanin, godet Isa Mustafën dhe Vlora Dumoshin

Në një garë shumë të ashpër ndërmjet përfaqësuesve të 166 shteteve të botës, Kosova është zgjedhur sot anëtare e Bordit drejtues të Rrjetit Global Parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, deputetja e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, ka marrë më së shumti vota në këto zgjedhje me votë të fshehtë, falë angazhimit të madh të delegacionit të Kosovës të cilat po qëndrojnë prej disa ditësh në Washington DC.

E lidhur me këtë, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka uruar Osmanin për pozitën e re.

Geci ka kujtuar edhe zgjedhjet e fundit të brendshme të LDK-së, ky kryesia e kësaj partie nuk e lejonin për anëtare të kryesisë deputeten më të votuar në Kosovë.

“Vallahi shyqyr që atje nuk u vetë Isa Mustafa e Vlora Dumoshi se kurrë kjo anëtare e Bordit të Bankës Botërore nuk ish bërë”, ka shkruar Geci.

Ja shkrimi i Gecit:

Shume Urime për Vjosen.

I Lumtë kushë ja past inati maje gjuhe i daltë ithati

Po ktu te na kryesia jonë e LDK -es nuk e lejonin as antare te kryesis me u zgjedh e menxi i pat morrë 61 vota ne kuvendin e fundit te LDK-se.

E ne zgjedhjet e fundit nacionale me 2017 pasi nuk mujten me hjek nga lista e paten rangu ne numer 81 por nga votat e elektoratit i pat marrë mbi 60 mijë vota .

Banka Botrore e ka zgjedh antare te Bordit te vetë me vota te fshehta shumë interesant.
Vallahi shyqrë qe atje su vetë Isa Mustafa e Vlora Dumoshi se kurr kjo antare e Bordit te Bankes Botrore sish ba.

Ngjashem i ka ndodhë edhe nji djalë te ri qe nuk arriti te behet asiatent ne Universitetin e Prishtines por u pranua asistent ne nji nga Universitet ne Zvicërres.

(Kosova Sot)