Netanyahu ia kalon edhe themeluesit të Izraelit, rrugës për mandatin e pestë

  • 10 April 2019 - 11:18
Netanyahu ia kalon edhe themeluesit të Izraelit, rrugës për mandatin e pestë

Kryeministri Benjamin Netanyahu me shumë gjasë do të sigurojë një mandat rekord, të pestin me radhë, pasi rezultatet pothuajse të plota nga zgjedhjet e Izraelit sugjerojnë një koalicion të ri të krahut të djathtë.

Partia e tij Likud pritet të përfundojë me një numër të ngjashëm të vendeve në parlament si aleanca qendrore e Bardhë dhe Kaltërve, në krye me ish shefin ushtarak Benny Gantz.

Por Likud dhe aleatët e krahut të djathtë do të jenë blloku më i madh me 65 ulëse në Knesset nga 120 vende, kanë njoftuar mediat lokale.

Kryeministri 69 vjeçar po përballet me akuza për korrupsion.

Megjithatë, rezultati i zgjedhjeve do të thotë se ai mund të bëhet kryeministri me më së shumti mandate në Izrael në fund të këtij viti, duke tejkaluar David Ben-Gurion – themeluesin e Izraelit.

Sondazhet kishin parashikuar një garë të ngushtë pa fitues të qartë, duke nxitur si Netanjahun ashtu edhe Benny Gantz që të deklaronin fitore të martën në mbrëmje.

“Do të jetë një qeveri e krahut të djathtë, por unë do të jem kryeministër për të gjithë”, tha Netanyahu.

Asnjë parti nuk ka fituar shumicën në parlamentin me 120 ulëse të Izraelit dhe gjithmonë ka pasur qeveri koalicioni.

(Kosova Sot)