Flet vëllai i Admir Murataj për vjedhjen e miliona eurove: Do i shohim shokët, po nuk i gjeti policia, ne…

  • 10 April 2019 - 12:37
Flet vëllai i Admir Murataj për vjedhjen e miliona eurove: Do i shohim shokët, po nuk i gjeti policia, ne…

Vëllai i Admir Murataj, vrarë me armë zjarri, pak pas grabitjes miliona euro në avionin që priste të nisej drejt Vjenës, duke folur për mediat, teksa priste të tërhiqte trupin e pajetë nga morgu, ka deklaruar se ai ka qenë një vegël, por pa dhënë detaje se prej kujt, sipas tij, mund të jetë përdorur.

“Lajmin e mora vesh nga mediat, ne nuk njohim asnjë nga shokët e tij, por do i shohim kush janë shokët, ata që e lanë në rrugë. U tha se Admiri ishte organizatori, por organizator nuk vritet. Tani na intereson të shohim se cfarë ndodhi, tani do e shohim sa organizator është, ai ka qenë vegël, ta shohim”- ka thënë Cen Murataj.

Ai ka folur me siguri, se nese te tjeret nuk i gjen Policia, do t’i gjejne vete familjaret me menyra te tjera. “Do i gjejme, do na ndihmoje Policia, do i gjejme vete, do shohim”- tha ai.

Pyetur nga media se vegël e kujt, ai nuk ka ditur t’i japë një përgjigje. “Diçka duhet të jetë, organizatori nuk vritet, por nuk e dimë se nga është përdorur”.

Ju tha policia se si u vra, nga policia apo shokët?

Nuk kemi asgjë të saktë, dimë që thonë e kanë hedhur shokët e vet

Vëllai jetonte në Kamëz, por ishte në kërkim?

Nuk e besoj, unë prej dy vitesh nuk komunikoja më vëllanë.

(Kosova Sot)