Vuçiq në takim me përfaqësuesit politik të serbëve në Kosovë për zgjedhjet në veri

  • 10 April 2019 - 13:11
Vuçiq në takim me përfaqësuesit politik të serbëve në Kosovë për zgjedhjet në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takua sot në Beograd me përfaqësuesit politik të serbëve nga Kosova me rastin e shpalljes së zgjedhjeve në katër komunat serbe në veri të Kosovës.

Në takimin që po zhvillohet në Pallatin “Serbia” po marrin pjesë 137 përfaqësues të serbëve nga e gjithë Kosova, si dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Ende nuk ka detaje nga ky takim.

Ndërkohë që, kreu i shtetit serb tha dje në Mostar, që sot sot të ketë biseda të gjata përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, pasi që pret një vendim në lidhje me shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Ne do të kemi biseda të gjata me përfaqësuesit e serbëve, ata që përfaqësojnë popullin, jo vetëm veten. I presim që ata të bëjnë vendime. Unë kam disa ide,” tha presidenti serb.

Ai deklaroi se asnjë nga përfaqësuesit e vërtetë të serbëve nuk u konsultuan për kur dhe si të mbahen zgjedhjet.

(Kosova Sot)