Kelmendi: Prokurorët e gjykatësit e kamur nuk e justifikojnë dot pasurinë

  • 10 April 2019 - 13:38
Kelmendi: Prokurorët e gjykatësit e kamur nuk e justifikojnë dot pasurinë

“Prokuroria dhe gjykatat kanë njerëz të paaftë, por mjaft të pasur. Të jetosh me të ardhura personale dhe të disponosh pasuri të madhe të tundshme e të patundshme s’ka tjetër veç i dyshimtë je.

Në anën tjetër, ky sistem është shndërruar në një forcë që po e ruan sistemin politik dhe ekonomik të dyshimtë. Politikanët dhe klasa ekonomike janë ndarë tërësisht nga shoqëria. Në sektorin privat kemi një pasurim të grupeve të veçanta. Kështu është edhe në politikë.

Kuadrot e këtyre fushave janë shumë të pasura. Ato janë milionerë në një vend të varfër. Tërësisht sistemi merr frymë nga këto dy grupe. Ata e kontrollojnë policinë, prokurorinë dhe sistemet e gjykatave. Këtu del i domosdoshëm VETTING-u.

Nuk mund të luftohen dukuritë e tilla pa një spastrim detal të sistemit. Sistemi do përzgjedhje të re dhe përgjegjësi penale për kriminelët.

Nuk ka prokuror dhe gjyqtar, pavarësisht nivelit, që është në gjendje të legjitimojë pasurinë e vet”, u shpreh për “Kosova Sot”, Muhamet Kelmendi.

(Kosova Sot)