Ikja e kosovarëve, vjen alarmi për Kosovën: Ja pse po ndodhë kjo

  • 10 April 2019 - 13:50
Ikja e kosovarëve, vjen alarmi për Kosovën: Ja pse po ndodhë kjo

Kosova po rrezikon të ballafaqohet edhe me një valë të re ikjesh nga vendi, ku një numër i madh i qytetarëve të Kosovës kanë filluar të largohen drejt vendeve perëndimore. Analistët thonë se kështu realizohet plani serb për zbrazjen e Kosovës, por tash për fajin e politikanëve kosovarë të inkriminuar. Ata vlerësojnë se kjo gjë që po ndodh në Kosovë është për shkak të politikës që po bëhet këtu si dhe mos zbatimit të ligjit.

Lidhur me këtë edhe analisti, Reshat Badallaj-Zhuriani, është shprehur për gazetën “Kosova Sot” se kjo gjë është e mjerueshme, duke kritikuar politikanët të cilët u japin hapësira pune vetëm familjarëve të tyre.

Image
Reshat Badallaj-Zhuriani

“Mjerisht, në nisje të syrit të pranverës kosovarët me të madhe kanë filluar t´ia lënë shenden Kosovës dhe të ikin në vendet perëndimore. Ikja është e detyrueshme dhe e domosdoshme sepse i ka prekur thika mish e ashtë nga fukarallëku dhe jeta e vështirë dhe e pasigurt. Për të gjithë për këtë katrahurë është banda qeveritare dhe banditët e majave të shtetit, sepse popullin e mashtruan e gënjyen aq rëndë sa thanë premtime boshe, që do të hapin vende pune dhe bile këta kryelehaqen, kanë lehur në tubimet parazgjedhorë që zbarkonin kudo në Kosovë, se do hapin deri në 500 mijë vende pune dhe në fakt pikërisht këta kryelehaqen uzurpuan dikasteret me të rëndësishme në Kosovë”, është shprehur Badallaj për “Kosova Sot”.

Badallaj si shembull konkretë për këtë e merr PTK-në, e cila në kohën e fundit punësoi shumë të afërm të politikanëve kosovarë.

“Ta zëmë si PTK-në dhe Telekomin dhe punësuan të gjallë e të vdekur të familjeve të tyre të ngushta, punësuan farefisin e tyre, dhëndër dhe boxhenakesha dhe jo vetëm kaq, por punësuan kurva e kurvar, po e përsëris kurva e kurvar dhe jo vetëm nga një anëtarë të këtyre familjeve banditë, por deri në katër pesë anëtarë”, ka shtuar ai më tutje.

“Në qoftë se është punësuar ndonjë i huaj ta quaj kështu, ka dhënë shumë para ryshfet. Ndoshta populli e ka dëgjuar kur këta kryebanditë të kanaleve të nëntokës kriminale e pranuan nga goja e tyre kur thanë... “ne po punësojmë si ju që keni punësuar përpara...". Shikoni se si e pranojnë këtë këta kryelehaqen, këta kryehajna, këta kryebanditë shkuar banditëve, pra po punësojnë familjet e tyre, militantët dhe kurvat e kurvar. Kjo ka ndikuar se populli mbeti pashpresë, mbeti rrugëve që familjeve dhe fëmijëve të tyre nuk kanë për t´i shtruar bukë dhe trosha në sofër dhe këta kryebanditë, këta kryelehaqen ju turrën Kosovës familjarisht për ta vjedhur deri në palcë dhe u bënë supermilionerë që deri dje këta langonjë nuk kishin as rrip pantallonash. Ky është sebepi që po zbrazet Kosova dhe merreni me mend se sa të pafytyrë janë ky soj idiotësh marrin guximin dhe pa fije turpi mundohen të flasin për suksese”, shtoi analisti, Reshat Badallaj-Zhuriani.

Ai thotë se pushtetarët tanë duhet të jenë në shërbimin e qytetarëve.

“Turpi vërtetë nuk paska brirë, turpi i mbuloftë këta specie zagarësh që kanë lehur pa pushuar hajnisht. Dhe mu për këtë heshtë kjo bandë hajnash, tyxharësh, mafio-oligarkësh të nëntokës kriminale që po e quani qeveri. Kjo nuk është qeveri ky është një grup kaçakësh e tyxharësh, sepse unë qeveri kuptoj diçka tjetër, ta zëmë qeveria punon për shtet dhe për interesin e qytetarëve të saj dhe kjo kupe banditësh punon se si të bëhen supermilionerë, shikoni se sa njerëz janë me skandale, afera dhe aktakuza për hajni, sa punësuan këta banditë anëtarë të familjeve të tyre, sa është papunësia në vend, ky soj vagabondësh e gënjyen popullin se do punësojnë nga një anëtarë të familjeve dhe pikërisht ai maxhupi i Malishevës, shikoni se ku i punësoi dhe kë e punësoi”, tha Badallaj.

Si zgjidhje kryesore për krejt këtë, Badallaj thotë se është rrezimi i këtyre pushtetarëve mafioz sepse e kanë përfshirë krejt shtetin si një lloj merimange e madhe dhe është pak sa e vështirë të largohem nga ky bllokim.

“Kjo bandë banditësh, kjo bandë hajnash, kjo bandë huliganësh janë duke e zbatuar planin e famëkeqit Vasa Çubriloviq, të 7 marsit të vitit 1937, për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre që ia ka falur zoti hise. Për të dalur nga kjo katrahurë, nga kjo tradhti e këtyre zagarëve dhe langonjëve që iu sulen Kosovës për të shkatërruar, zgjidhje ka dhe është shumë lehtë të ngrihet populli pa dallim feje, krahine, race e gjinije, në protesta gjithë popullore dhe jo partiake deri në thyerje qafje të këtyre cubave, hajnave për të mos kthyer kurrë më dhe të vjen një epokë e re për vendin. Ky soj banditësh që nga pas lufta duhet burgosur dhe duhet patjetër të konfiskohet pasuria e vjedhur, pa djersë e taksapaguesve, rrugë tjetër nuk ka edhe pse jam i vetëdijshëm se rrjeti mafioz i këtyre klaneve të nëntokës kriminale është shumë i fuqishëm dhe i lëshuar në çdo cep të Kosovës, taman si rrjeti i merimangës por populli është më i fuqishëm dhe godet ashpër dhe shpërthen çdo gjë...”, përfundoi analisti për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)