Identifikohet banda e grabitësve të Rinasit, ja arrestimet gjatë natës

  • 10 April 2019 - 13:59
Identifikohet banda e grabitësve të Rinasit, ja arrestimet gjatë natës

Banda e grabitësve të Rinasit është identifikuar mbrëmjen e djeshme. Madje një burim i rezervuar i Mapo, tha se gjatë natës janë kryer të paktën 2 arrestime, por informacioni po mbahet i fshehtë nga Policia e Shtetit. Arrestimet janë kryer pranë Tapizës dhe në periferi të Kamzës.

Ende nuk dihen emrat e personave të arrestuar, por burime policore sqarojnë se kanë lidhje me grabitjen brenda Aeroportit të Rinasit. Media  mëson se një prej personave të cilët ka rënë në pranga është me orgjinë nga Fushë-Kruja dhe ka qënë pjesë e bandës së Admir Muratajt. Pritet që Policia e Shtetit të dalë në një konferenc për shtyp , për të informuar në lidhje me arrestimet.

Operacioni është në zhvillim e sipër, ku aktualisht forca të shumta Policie po mbajnë të rrethuar Tapizën. Mbrëmjen e djeshme janë kontrolluar dhjetra banesa në zonën e Kamzës dhe Fushë-Krujës.

Kanë qënë Forcat Speciale Renea të cilat kanë bërë kontrollet dhe arrestimet e personave të dyshuar se grabitën 10 milionë euro brenda aeroportit. Për tu theksuar është fakti se informacionet për arrestimin e grabitësve kanë rrjedhur në mediat e huaja, ndërkohë që Policia Shqiptare prej 24 orësh po qëndron hermetike.

Dinamika e grabitjes

Grabitësit kanë prerë me gërsherë bulonat e portës ku futet zjarrfikësja në fund të pistes dhe janë afruar me një mjet volksvagen afër avionit që të linjës Tiranë-Vjenë. Më pas janë afruar 3 persona me uniforma të zeza antiplumb e të armatosur kanë neutralizuar punonjësit e bagazheve dhe kanë marrë një pjesë prej thaseve me para, aq sa kanë mundur te mbajne dhe jane larguar në këmbë në drejtim të automjetit.

Gjatë kohës kur po kryhej grabitja ka qene nje punonjes i zjarrfikseve qe ka verejtur deren e hapur dhe ka njoftuar kompaninë ICTS që merret me sigurinë e aeroportit. Në të njëjtën kohë është njoftuar dhe komisariati Rinas. Pasi autorët janë larguar nga pista është kuptuar grabitja dhe policia është vënë në lëvizje. Në zonë ka qenë nje grup FNSH i cili u vu në ndjekje të grabitësve. Kur kanë kaluar lumin e Tapizës grabitësit kanë zbritur nga furgoni dhe kane tentuar ta djegin atë.

Në këto momente ka mberritur FNSH dhe ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre. i vdekur ka mbetur Admir Murataj, i cili ka marrë një plumb në kokë.

Në vendngjarje policia sekuestroi 1 automatik dhe një granatë. Të favorizuar nga terreni me kthesa, grabitësit jane larguar me nje furgon Benz vito pa shkeputur zjarrin ndaj policisë. Mjeti me të cilin u larguan autoret u gjet pjesërisht i djegur afër Bathores.

(Kosova Sot)