Hajnat i vjedhin veturën e parkuar para shtëpisë në Prishtinë

  • 10 April 2019 - 14:24
Hajnat i vjedhin veturën e parkuar para shtëpisë në Prishtinë

Vjedhjet në vend janë bërë të shpeshta, sidomos e veturave të cilat janë cak i hajnave.

Në raportin e Policisë janë identifikuar disa raste të vjedhjeve, ndër to një veturë.

Persona të dyshuar të pa njohur e kanë vjedhur një veturë para shtëpisë së viktimës.

Vetura ishte me tabela vendore të cilën e kishte pasur të parkuar para shtëpisë.

Vjedhja e veturës është bërë në orët e vona, përkatësisht 12 e 45.

(Kosova Sot)