Vuçiq: Unë personalisht do të preferoja që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

  • 10 April 2019 - 14:50
Vuçiq: Unë personalisht do të preferoja që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se do të preferonte që “Lista Serbe”, të merrte pjesë në zgjedhjet e parakohshme të caktuara për katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

Këto deklarime kreu i shtetit serb i ka bërë pas një takimi që ka pasur sot me përfaqësuesit e ‘Srpska’-s në Beograd.

“Unë personalisht do të doja që të merrja pjesë, dhe të fitonim”, është shprehur Vuçiq.

Ai thotë se pasi të zgjidhen ata mund të japin dorëheqje përsëri nga postet e tyre, shkruan B92

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, para takimit me Vuçiqin ka thënë se partia e tyre janë konsultuar dhe se në Beogard do të marrin këshillat e presidentit serb se si të veprojnë më tutje.

(Kosova Sot)