Si e falsifikoi Behgjet Pacolli fotografinë me Clintonin dhe Yeltsinin në Kremlin

  • 10 April 2019 - 15:59
Si e falsifikoi Behgjet Pacolli fotografinë me Clintonin dhe Yeltsinin në Kremlin

Behgjet Pacolli ka pasur fat ta marrë tenderin nga shteti rus për ta rinovuar pallatin presidencial të njohur si Kremlin në vitin 1995. Për punën e tij ishte shpërblyer  nga Presidenti Boris Yeltsin pasi renovimi ishte kryer mirë dhe në afat rekord.

Pacolli këtë punë e ka reklamuar në web faqen e firmës së tij Mabetex e cila tani operon kryesisht në Kazakstan.

Aty, ai ka publikuar edhe një fotografi me ish  – Presidentin e Federatës Ruse Boris Yeltsin duke e marrë një shpërblim për punën e bërë. Por, Pacollit duket se i ka mbetur merak të jetë në Pallatin Presidencial kur aty ka shkuar për vizitë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton.

Prandaj, Pacolli ka bërë të pamundurën për ta pasur një fotografi me Clintonin. Pra Pacolli është kujdesur që me anë të photoshopit ta “mbjellë” veten në fotografi dhe të bëhet pjesëmarrës i vizitës historike në Moskë.

Image

(Kosova Sot)