Aksident i rëndë: 2 të vdekur dhe pesë të plagosur, policia jep detajet

  • 10 April 2019 - 16:38
Aksident i rëndë: 2 të vdekur dhe pesë të plagosur, policia jep detajet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kryebushat, në rrugën Shkodër-Tiranë, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35, ndërsa janë përlasur mjeti tip Nissan me mjetin tip Audi.

Ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit, ndërsa mësohet se të plagosur kanë mbetur Emanuela Perjaku 23 vjeç, Jak Perjaku 28 vjeç,  Pjeter Zefi 66vjeç, Beta Mata 32 vjeçe dhe Lufti Kubaçi 55 .vjeç

Ata janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 10.04.2019 ora 14.35, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, ne vendin e quajtur Krye Bushat, janë perplasur mjeti tip Nissan me mjetin tip Audi, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit L. K. 55 vjeç, E. P. 23 vjeç, J. P. 28 vjeç, B. M. 32 vjeçe dhe P. Z. 66 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër

Gjithashtu si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen edhe dy shtetase të cilat akoma nuk dihet identiteti i tyre dhe janë dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot)