Badallaj: Bandat nuk bëjnë kurrë VETTING

  • 10 April 2019 - 17:16
Badallaj: Bandat nuk bëjnë kurrë VETTING

Pozita dhe opozita pa më të voglin dyshim janë të përlyera deri në fyt në xhaketën e hajnisë dhe korrupsionit, ndoshta dikush më shumë,dikush më pak, por në këtë valle janë gisht për gisht.

Ua them që populli të mos gënjehet farë, në qoftë se mendon se ndonjë nga këto banda banditësh është qelibar. Jo, mos u mashtroni se gabohuni rëndë, për këta banditë të pushtetit tash po dihet botërisht jo vetëm nga ne, por për namin e kësaj bande është në dijeni edhe faktori ndërkombëtar,por dikush ka menduar se për ‘Vetëvendosjen’! Si doli me tradhtarët, me hajnat, me cubat, me mashtruesit e këlyshit të ‘Prontos’ dhe langoin e bandës serbiane Devolli, me Shpend hajnin dhe Shpend jahtin.

Si e tradhtoi Prishtinën me ato vende përreth, si i mashtroi dhe gënjeu qytetarët dhe votuesit? A e bëri katrahurë kryeqytetin, a dha leje sallamadi për xhepin, a dha toka në zëmër të saj dhe kujt, bandës serbiane Devolli, a iku dhe ia la krushqit në rrugë Albinit dhe përfundoi në prehrin e Hashim zezës, si u kap në ujërat e Malit të Zi, në jahtin milionësh, sa herë fluturoi privat dhe populli vuante për bukën e gojës. Këtë e mora si shembull nga njëmijë e një shembuj.

Dhe, si mund të bëjë kjo bandë që e ka pushtetin në dorë ligjin e VETTING-ut, kur janë të gjithë të përlyer në hajni. Kësaj i bie ndryshe që populli të ngritët në këmbë dhe ta kërkojë VETTING-un, se si thashë më lart të gjithë janë të përlyer në këtë valle të hajnisë gisht për gisht”, tha Reshat Badallaj- Zhuriani për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)