Krasniqi: Po e falimentojnë PTK-në për ta blerë lirë

  • 10 April 2019 - 17:18
Krasniqi: Po e falimentojnë PTK-në për ta blerë lirë

“PTK-ja hiç më larg se një dekadë kishte vlerën e më shumë se 1.4 miliard euro. Atëbotë flitej për një privatizim të mundshëm, meqë vlera e saj ishte e madhe. Kishte edhe shumë kompani të njohura botërore të interesuara që ta blinin. Por, atëherë nuk ishte interesi i tyre që të shitej. E dimë të gjithë se si erdhi nga falimentimi dhe kush e dërgoi në këtë drejtim.

Politika pra, për interesa të tyre dhe kompanive të afërta me ta. Kjo është edhe arsyeja e falimentimit të PTK-së, në mënyrë që pas falimentimit të blihet për pak para nga ndonjë kompani me të cilën janë të lidhur ngushtë.

Në këtë shtet që po jetojmë nuk do të ndodhë asgjë me këta që jo vetëm PTK-në, por gjithë shtetin e dërguan në falimentim. Nëse Kosova një ditë bëhet shtet normal (gjë që shumë dyshoj), drejtësia do të ketë punë shumë të madhe në këtë vend.

Dënimet do të shkonin deri në burgime të përjetshme, konfiskim pasurish etj., etj.”, theksoi analisti Faik Krasniqi për gazetën “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)