Partitë serbe anti-Vuçiq krijojnë “Aleancën për Kosovën”, nuk marrin pjesë në votimet e 19 majit

  • 10 April 2019 - 18:11
Partitë serbe anti-Vuçiq krijojnë “Aleancën për Kosovën”, nuk marrin pjesë në votimet e 19 majit

Aleanca për Serbinë dhe partitë opozitare serbe në Kosovë kanë formuar sot ‘Aleancën për Kosovën’.

Megjithatë ata kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet të cilat do të organizohen në katër komunat veriore në Republikën e Kosovës.

Kryetari i Partisë Popullore për Drejtësi, Nenad Radovanovic, ka thënë në një konferencë për media se këto zgjedhje nuk do të duhet të mbahen, pasi  sipas tyre ‘votat për Listën Serbe do të shkojnë të paketuara’, shkruan ‘Danas'.

Ata ndër të tjera thonë se nuk do të dëgjohet nëpër media fare zëri i opozitës.

“Për këtë kemi një përvojë gjashtë vjeçare”, ka thënë Radovanoviq, i cili ka takuar sot politikanët serb, të cilët në të njëjtën kohë janë edhe organizator të protestës kundër Vucicit.

Ndërkohë lideri i Lëvizjes ‘Dveri’, Boshko Obradoviq, ka thënë se nuk ka kushte për të mbajtur zgjedhje.

Ai ka thënë se partia e tij e pranon thirrjen e partive opozitare në Kosovë që të formojnë “Aleancën për Kosovën’, në të cilën do të përfshihen parti, organizata dhe idividë të rëndësishëm.

“Sot në zyret e Aleancës për Serbisë, është nisur një iniciativë, jemi të kënaqur për thirrjen e serbëve nga Kosova, do t’i koordinojmë aktivitetet, në mënyrë që zëri i serbëve të Kosovës të dëgjohet qartë në të gjihtë Serbinë”, ka përfunduar Obdraviq.

(Kosova Sot)