Kuba do ta miratojë kushtetutën e re, bën riorganizim shtetëror

  • 10 April 2019 - 18:37
Kuba do ta miratojë kushtetutën e re, bën riorganizim shtetëror

Parlamenti shtetëror i Kubës do ta miratojë kushtetutën e re të mërkurën, duke e lejuar qeverinë ta nis një përditësim të thjeshtë të sistemin të centralizuar njëpartiak me disa ligje nga ekonomia dhe strukturat politike.

Në referendumin e shkurtit, kubanezët njëzëri e miratuan kushtetutën e re pas një debati njëvjeçar, duke e ndryshuar kushtetutën e periudhës sovjetike të vitit 1976.

Përderisa socializmin e ruan si të pakthyeshëm, kushtetuta e re kodifikon ndryshimet në shoqërinë kubaneze që nga rënia e Bashkimit Sovjetik më 1991, siç është hapja e ekonomisë për ndërmarrësi të lirë dhe përfshin një rindërtim politik në mes ndryshimeve tjera.

Analistët thanë se përderisa kushtetuta krijon strukturën e gjerë të këtyre proceseve të ndjeshme legjislative, është një liri veprimi që të dekretohen reformat.

“Formimi i një shteti më të hapur dhe më demokratik varet nga ky proces dhe jo nga kushtetuta”, tha avokati kuban dhe kolumnisti për çështje ligjore për mediet e pavarura, Eloy Viera Canive.

Ai tha se kubanezët nevojitet të marrin pjesë në proces, duke ua dhënë atyre një mjet më të fuqishëm për veprim. Kundërshtimet në internet tanimë kanë e detyruar qeverinë që pjesërisht të kthehet në rregullore të reja për sektorin privat.

Disa shpresojnë se procesi i legjislacionit në ardhje mund të rezultojë në një modernizim më të madh të ekonomisë së kontrolluar nga shteti, shkruan “Reuters”.

(Kosova Sot)