Grapci: Qeveria e Kosovës ta ndërpresë privatizimin e PTK-së

  • 10 April 2019 - 18:58
Grapci: Qeveria e Kosovës ta ndërpresë privatizimin e PTK-së

Analisti Dardan Grapci ka theksuar për gazetën "Kosova Sot" se kërkesa e Qeverisë për asistencën e BERZH-it për ta privatizuar PTK-në, është e vonuar dhe në kohën jo të duhur.

Image
Dardan Grapci

"Duke e ditur që për 20 vjet PTK-ja ka qenë thuajse dora e djathtë e popullit, prapëseprapë pushtetarët politikë ia kanë arritur qëllimit që me nënshkrimin e kontratës me 'Z-MOBILE' ta shkatërrojnë Telekomin. Shtrohet pyetja nëse privatizohet PTK-ja çka do të bëhet me punëtoret aktualë, që janë duke punuar që nga fillimi dhe nëse i largojnë shumicën ku do t'i gjejnë punëtorët e tjerë? Apo do t'i marrin në punë nënat e tyre, baballarët e tyre, axhallarët, tezet, hallat, djemtë e dajës etj", është shprehur analisti Dardan Grapci.

Sipas tij, me privatizimin e PTK-së papunësia në vend do të rritet edhe më shumë, kurse borxhi publik i Kosovës do të jetë edhe më i lartë.

"Do të ishte mirë që Qeveria e Kosovës ta ndërpresë privatizimin e PTK-së dhe të mundohet ta mbajë Telekomin e Kosovës. Por, duhet që Qeveria e Kosovës gjithashtu të kërkojë kompensim nga 'Z-MOBILE' për shkaktimin dhe prishjen e kontratës që e kanë pasur me PTK-në", ka theksuar Grapci për gazetën.

(Kosova Sot)