Nehat Thaçi e BIK’u me deklarata kundërthënëse

  • 10 April 2019 - 19:06
Nehat Thaçi e BIK’u me deklarata kundërthënëse

U përzgjodhën për të ligjëruar në burgjet e Kosovës kundër radikalizmit fetar.

Por, imamët nuk po e kryejnë këtë detyrë në të gjitha qendrat e korrektimit ashtu siç parashihej me anë të memorandumit të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë e Bashkësisë Islame.

“Janë disa burgje…”

Nehat Thaçi, tregon edhe arsyen se pse imamët nuk po ligjërojnë siç ka qenë e planifikuar.

“Nuk ka të interesuar”.

Por ndryshe deklarohen në Bashkësinë Islame të Kosovës. Sabri Bajgora, krye imam i BIK-ut thotë interesimi i të burgosurve është shumë i madh.

“Thjesht është çështje teknike dhe kemi dashtë me pa si po mirëpriten këto ligjërata nga të burgosurit. Meqë interesimi ishte shumë i madh, besoj se do të vazhdojmë tutje”.

Për dallim nga Thaci, Bajgora jep tjetër shifër sa i përket burgjeve ku ligjërohet.

“Ligjëratat po shkojnë mirë. Deri më tani ligjërohet në katër burgje, në Dyz, Dubravë dhe burgun e Lipjanit për femra të dënuara dhe ato në paraburgim. Besoj se gjatë muajit Prill dhe Maj do të aktivizojmë imamët edhe në 3-4 burgje nëpër Kosovë”.

E nëpër burgje shpejtë do të mund të ligjërojnë edhe klerikë të tjerë.

“Javën e kaluar ka ligjeruar në një burg një prift ortodoks”.

Vitin e kaluar Ministria e Drejtësisë dhe Bashkësia Islami patën nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, me të cilën lejohej ligjërim i hoxhallarëve nëpër burgjet e Kosovës, pas alarmimeve se nëpër këto institucione po radikalizohen të burgosurit.

(Kosova Sot)